Moti për sot dhe nesër

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 07:04 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.

Sipas IHMK-së, këto dy ditë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjese do të ketë ngrica në të gjithë territorin, derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 dhe -5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme