Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Vranësirat gjatë natës së shtunë dhe të diele nuk do të jenë stabile, do të shoqërohen me erëra dhe reshje shiu. Nëpër disa vende të izoluar do të ketë kushte për shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 12-19 gradë Celsius.
Gjithashtu parashihet se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 12m/s.