Moti për vikend në Kosovë

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 08:29 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi deri 8m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme