Gjatë dy ditëve të fundjavës, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 14 gradë Celsius.
Më poshtë gjeni parashikimin e plotë të motit për vikend:
Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme shiu. Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.
Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.