Moti sot dhe ditët në vazhdim

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Të hënën dhe të martën në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të jenë aktive dhe jostabile, si pasojë mund të sjellin reshje afatshkurta shiu, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Sa i përket fushave termike , do të ketë ngritje të lehta, sidomos në temperaturat minimale

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme