Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat gjatë ditës do të rriten.
Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të sillen ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet nga Instituti.