Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“Të dielën sërish pritet të ketë ngritje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale”, thuhet tuje në njoftim.