Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 16 gradë Celsius

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht rreth zonës perëndimore.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 48 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej një deri në katër gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 16 gradë Celsius.

Të ngjashme