Moti sot me temperatura deri në 28 gradë Celsius

Prishtinë | 22 Sht 2023 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme