Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i ndryshueshëm. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 8m/s.
Në javën tjetër pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe reshje shiu e bore.