Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sot pritet të ketë më shumë orë me diell, por mundësitë për reshje lokale mbeten, meqë do të ketë edhe vranësira të cilat në zona shumë të kufizuara mund të sjellin reshje afatshkurta.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-14m/s.