Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka paraparë një mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Nëpër ultësira parashihet të krijohet mjegull e radiacionit, transmeton Koha.net.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Masat e ajrit me presion të lartë vazhdojnë të mbeten aktive mbi territorin tonë. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.