“Motivi” i Alban Skenderajt po vjen në Prishtinë

Prishtinë | 24 Sht 2025 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Më në fund “Motivi” i Alban Skenderajt po vjen në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale.

Koncerti madhështor do të mbahet në sallën “1 Tetori” më 4 dhjetor, me 30 instrumentistë, mbi 30 këngë dhe efekte e surpriza pa fund premtojnë një spektakël të mirëfilltë artistik.

Skenderaj shkruan se për daljen e biletave dhe çdo detaj tjetër do të njoftojë gjatë ditëve në vazhdim.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Jam shumë i lumtur që më në fund do të sjell koncertin “MOTIV i jetës time” në Kosovë, Prishtinë, më 4 dhjetor 2025.

Kosova dhe Prishtina më kanë dhënë aq shumë mbështetje dhe dashuri përgjatë këtyre 22 viteve muzikë, duke më frymëzuar e duke qenë një nga faktorët kryesorë që sot jam ky që jam si artist dhe si njeri!

Së bashku me stafin, një produksion të madh si “MOTIV” do të kishim dashur ta shfaqnim në një arenë sa më të madhe, por pas një vlerësimi të të gjitha hapsirave që ofron qyteti i Prishtinës, kuptuam se aktualisht e vetmja sallë që i përshtatet ketij eventi, me kushtet dhe disponibilitetin e saj është Salla “1 Tetori”.

Kështu që… më 4 dhjetor, “MOTIV” do të ndriçojë Prishtinën!

30 instrumentistë, mbi 30 këngë, efekte dhe surpriza pa fund premtojnë një spektakël të mirëfilltë artistik!

Për daljen e biletave e çdo detaj tjetër do t’ju njoftoj në ditët në vazhdim.

Pres me padurim të ndajmë së bashku një natë plot emocione e kujtime!

Të ngjashme