Një motoçikletë tërësisht e paprekur 100-vjeçare, e quajtur Traub, është gjetur brenda një muri. Ajo ende është në gjendje pune dhe është një model unik.
Ekspertët thonë se nuk ka një motoçikletë tjetër Traub dhe shumë koleksionistë u habitën pse kaloi 40 vjet e fshehur brenda një muri.
Traub u gjet në vitin 1967 nga një hidraulik që po bënte renovimin e një ndërtese apartamentesh jashtë Çikagos. Ai shkatërroi murin me tulla dhe gjeti atë që do të provonte të ishte një mister i habitshëm, për koleksionistët e motoçikletave – një motoçikletë me një kushinetë të tipit 1917 dhe emrin “Traub”.
Pronari i moshuar i ndërtesës pranoi se djali i tij e kishte vjedhur motoçikletën përpara se të shkonte në Luftën e Parë Botërore, dhe nuk u kthye më kurrë prej andej. Çdo gjë brenda motoçikletës është thjesht madhështore.