Godet me motoçikletë këmbësorin, ikën nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 12:54 | Nga

Policia e Kosovës raporton se në Prishtinë një person derisa ishte duke drejtuar motoçikletën “Piago” pa targa, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme