Vdes një 17-vjeçar në Drenas, u aksidentua me motoçikletë

Ilustrim
Drenas | 03 Qer 2018 | 16:15 | Nga

Një i ri ka humbur jetën para rreth një ore në një aksident me motoçkletë në fshatin Sankoc të Komunës së Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline” Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori, Milaim Fejzullahu.

“Para rreth një ore ka ndodhur vet-aksidenti në fshatin Sankoc të Drenasit. Dyshohet se është ndesh me një mur afër rrugës. Një person i moshës 17-vjeçare ka humbur jetën. Vdekjen e kanë konfirmuar edhe ekipet mjekësore “, ka thënë Fejzullahu.

Më tej, ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për në obduksion.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme