Sot në qendrën skitare në Brezovicë ka ndodhur një aksident në mes të një skjiatori dhe motor-saje brenda shtigjeve të skijimit.
Sipas njoftimit të Shërbimit të Kërkim-Shpëtim Malor i Kosovës, skijatori ka goditur motor-sajën që ka qenë duke lëvizur brenda shtigjeve të skijimit, dhe si rezultat është lënduar në disa pjesë të trupit.
Po ashtu, theksohet se në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca.
Kurse bëhet e ditur se i lënduari është në gjendje stabile dhe po vazhdon mjekimin.
Njoftimi i plotë:
e datën 22.01.2022 në qendrën skitare Brezovice rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident në mes të një skjiatori dhe motor-saje brenda shtigjeve të skijimit.
Skijatori ka goditur motor-sajën që ka qenë duke lëvizur brenda shtigjeve të skijimit, dhe si rezultat është lënduar në disa pjesë të trupit.
Anëtarët tanë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës fatmirësisht kanë qëlluar afër vendaksidentit dhe kanë reaguar menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë viktimës.
Në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca.
Në kordinim me policinë e Kosovës anëtarët tanë në krye me Bardhosh Morina, dhe Eduard Daci, të ndihmuar nga qytetarët lokal realizojnë edhe evakuimin e viktimës drejt qendrës spitalore në Ferizaj.
Sipas rregullores së qendrës skitare të Brezovicës, dhe rregullave ndërkombëtare për shtigjet e skijimit, është rreptësisht e ndaluar lëvizja e motor-sajave apo çfarë do lloji tjetër i mjeteve të motorizuara në shtigje të skijimit, përveç mjeteve të shërbimeve emergjente dhe autoriteteve të tjera zyrtare, të cilët doemos gjatë lëvizjes duhet të posedojnë shenja lajmëruese rotative dhe lajmërim akustik.
Zëshëm apelojmë të institucionet e rendit dhe personat permanent, që të marrin masa për ndalimin e mjeteve të lartcekura në shtigje të skijimit dhe hapësira turistike ku ka lëvizje të vizitorëve, përndryshe evitimi i ndonjë aksidenti që mund të ketë edhe përmasa tragjike është i paevitueshëm!
Lëvizja e motor-sajave në qendrën skitare të Brezovicës kohëve të fundit është në trend, dhe momentalisht janë më qindra motor-saja që paraqesin rrezik për skitarët dhe vizitorët, jo radhëhere ndodhin edhe aksidente të ndryshme.
Ju njoftojmë që pas ekzaminimeve mjëkësore gjendja e të aksidentuarit është stabil dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrje mjekësore.