Motorola Moto G5 dhe G5 Plus pritet të lansohen në Barcelonë gjatë muajit tjetër, ndërkohë që deri tani versioni Plus ka qenë në vëmendjen e shumë raporteve.
Në ndërkohë, modeli origjinal së fundmi është parë në FCC, duke sjellur kështu detaje të paditura më parë.
Në listimin e FCC, bateria e G5 shfaqet të jetë e kapacitetit 3,000 mAh ndërsa ajo e modelit Plus do të jetë 3,100 mAh.
G5 do të ketë ekran Full HD të madhësisë 5.5 inç, hapësirë ruajtëse prej 16GB dhe kombinimin e kamerave me 13MP dhe 5MP.
Për të kuptuar specifikat e plota të këtyre pajisjeve, duhet të presim deri më 26 shkurt.