Motra e Avni Llumnicës: S’jemi tradhtar, kemi dhënë milionat për këtë vend

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 10:28 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Magbule Llumnica, motra Avni Llumnicës, pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për rastin e njohur si “Syri i Popullit”, tha se nuk janë tradhtarë dhe sa vëllai i saj ka ndihmuar Kosovën me miliona, raporton Ekonomia Online.

“Nuk jena tradhtar, nuk jena idiotë nuk jena çka na ka ngjit Hashim Thaçi e Kadri Veseli. E shoh katastrofë qysh njeri me u dënuar 10 vjet. Vëllai im ka dhënë miliona për këtë vend dhe kjo është katastrofë”.

“Serbia i ka dënuar 4 vjet po nuk na kanë ngjit. Ata ja kanë bërë se ata kanë ardhur këtu dhe kanë dëshmuar, prova për dhunim nuk ka pasur”.

Bashkëshortja e Sadri Ramabajës, tha se gjykata pa prova e dënoi burrin e saj.

“Pa prova pa asnjë fakt e dënoi, Sadri Ramabajën”, tha ajo.

Gjykata Themelore në Prishtinë  ka marrë vendim për të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, ndërkaq, Avni Lluminca sipas këtij vendimi është dënuar me 12 vjet burg, Sadri Rambaja me 5 vjet, Ragip Sallova 4 vjet, Bajrush Konjusha 3 vjet, Halim Halimi 3 vjet, Rexhep Topllana 2 vjet dhe Behxhet Lluzha 2 vjet.

Të ngjashme