Dy motrat binjake kanë festuar 100-vjetorin e lindjes. Fotografja Camila Lima ka ngrirë në foto momentet më të bukura të Maria Pignaton Pontin dhe Paulina Pignaton Pandolfi nga Ibiraçu, Brazil, të veshura me funde tyli dhe të rrethuara gjithandej me lule.
“Ishin shumë entuziaste”,-tregon Lima. “Bënin gjithçka që u kërkoja dhe nuk ankoheshin për lodhje”.
Ato janë stërgjyshe. Pontin ka 5 fëmijë, 12 nipër e mbesa dhe 7 stërnipër. Pandolfi ka 6 fëmijë, 19 nipër e mbesa dhe 16 stërnipër.
Lima tha se Pandolfi ka kaluar kancer të zorrëve dhe dy atakë në zemër, gjithmonë duke e gjetur mbështetjen tek e motra, e cila ka gëzuar shëndet të mirë gjatë jetës.