Shënohet ditëlindja e heroit Hamëz Jashari, kreu i Skenderajt falënderon për urimet

Skenderaj | 19 Shk 2021 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Për nder të ditëlindjes së 71-të të heroit kombëtarë Hamëz Jashari, njëherit ditëlindjes së shkollës, gjimnazit “Hamëz Jashari”, i pari i komunës, Bekim Jashari, bashkë me pjesëtarë të familjes Jashari, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, shkrimtarë të shumtë e qytetarë, shënimin e kësaj dite e filluan me nderime tek busti i Heroit Hamëz Jashari, në Skenderaj.

Kremtimi i kësaj dite vazhdoi me homazhe tek kompleksi Memorial Adem Jashari, pranë varrit të heroit Hamëz Jasharit, në Prekaz, në shenjë nderimi për sakrificën e pashembullt të tij dhe familjes Jashari.

Kryetari i Skenderajt përmes një postimi në Facebook ka falenderaur të gjitha ata që e uruan .

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë, Sot kam pranuar mijëra mesazhe urimi nga ju, me rastin e ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, babushit tim, Hamëz Shaban Jashari.Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falënderoj secilin nga ju për nderin dhe respektin që sot bëtë për babushin tim.Falënderim i veçantë për ata që sot bashkërisht bëmë nderime tek busti i babushit në qytet dhe homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, aty ku prehet në paqe babushi dhe anëtarët tjerë të familjes.Edhe sot, pas pothuajse 23 viteve të rënies së tij heroike, me përcjellin mësimet që mora nga babushi, për jetën, punën me dinjitet, për humanizmin, mirësjelljen, solidaritetin me njëri-tjetrin, e mbi të gjithë për kombin e shtetin.Babush, jetoj e punoj për të jetësuar amanetin tend për ditë më të mira për të gjithë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme