Përkujtohet Hamëz Jashari në ditëlindjene tij, me aktivitete të shumëta në Skenderaj

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Në Skenderaj është përkujtuar në ditëlindjen e tij Hamëz Jashari me aktivitete të ndryshme nga Kryetari Bekim Jashari dhe nxënësie e Gjimnazit që mban emrin e heroit Hamëz Jashari.

“Sot, në ditëlindjen e 70-të të babes Hamëz Jashari, që shënon edhe ditën e shkollës së mesme, Gjimnazit të Skenderajt, bashkë me drejtorin e kolektivin e shkollës, drejtorët komunal, asambleistët e shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, vendosëm lule tek busti i tij në Skenderaj dhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Nxënësit e Gjimnazit kishin përgatitur program të pasur kulturor – artistik, në nderim të jetës e veprës së heroit të kombit Hamëz Jashari.

Kujtimi për babën edhe sot pas 22 vitesh nga rënia e tij historike, mbetet i freskët, mësimet e tij për jetën, atdhedashurinë, sinqeritetin e trimerinë kanë qenë dhe mbeten frymëzimi im jetësor.

Babë, lufta çlirimitare që bërë ti, komandanti Legjendar, Adem Jashari, e bashkëluftetarët e tu u bë themel i Lirisë e Pavarësisë që sot e gëzojmë.

Përjetë mirënjohës për ty babë që na rrite e edukove nën frymën patriotike e dashurisë për atdheun.

Urime babë ditëlindja e 70-të!

Jetoj e punoj çdo ditë duke jetësuar amanetin tënd”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme