Motrat Hadid dhe Kaia Gerber formojnë supergrupin për reklamën e re për “Moschino”

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Motrat Bella dhe Gigi Hadid dhe Kaia Gerber e kanë formuar një supergrup të viteve 1980 për fushatën e fundit të Moschino.

Treshja shfaqet së bashku me Imaan Hammam dhe Adut Akechof në grupin Moschinorama për një reklamë të re që u publikua të martën (21 janar).

I prezantuar nga Tyra Banks në një klip të lirë të frymëzuar nga emisioni i dikurshëm i dashur britanik për top listë muzikore, Top of the Pops, grupi e performon “Cool World” të Karla DeVito me Gigi dhe Kaia si frontmene dhe Bella si kitariste, shkruan KOHA Ditore.

Për ironi, reklama e re u publikua disa orë pas publikimit të videoklipit të ri nga The Weeknd, i dashuri i herëpashershëm i Bellas.


Të ngjashme