Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka folur rreth vazhdimit të kontratës së portierit David De Gea.
Portugezi ka thënë se gardiani i portës së Djajve të Kuq e dëshiron qëndrimin, shkruan Goa.
Kontrata e spanjollit skadon në verën e vitit 2019, por që ka mundësi që ta vazhdojë atë edhe për 12 muaj plus që do të mund të bëhet nëse kërkohet.
“Ai është portieri më i mirë në botë dhe nëse ambiciet tona janë që të jemi klub i madh, të jemi klub triumfues, atëherë na duhet portieri më i mirë në botë dhe poashtu disa lojtarë tjerë që janë më të mirët në botë”, ka thënë Mourinho.
“Ne e kemi portierin më të mirë në botë dhe e di se ai dëshiron që të qëndrojë, e di që agjenti i tij është i lumtur që të bëjë atë që lojtari do dhe poashtu e di se bordi e do atë që të qëndrojë dhe të punojë këtu”.
Special One ka thënë se së shpejti mund të arrihet marrëveshja lidhur me De Gea, i cili së fundmi është përmendur se mund të largohet që aty.