Ylli i ri i Romës pëlqehet tej mase nga trajneri Jose Mourinho, i cili e do atë tek nënkampioni evropian për sezonin e ardhshëm
Cengiz Under është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane.
Paraqitjet pozitive me Romën kanë bërë që klubet e mëdha ta lakmojnë përfaqësuesin turk.
Klubi i fundit i interesuar për sulmuesin e krahut është Tottenhami.
Trajneri Jose Mourinho e ka bërë 22 vjeçarin objektiv të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.
Under ka pasur probleme të kohëpaskohshme me lëndime këtë edicion, por kualitetet e tij janë të padiskutueshme.
Gjatë janarit flitej për një shkëmbim të Underit me Suson në mes të Romës dhe Milanit, por në fund nuk u konkretizua ky shkëmbim.
Sidoqoftë, gjatë verës që vjen përfaqësuesi turk pritet të largohet nga kryeqyteti italian.
Mbi të gjitha, nëse Roma nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/