Humbja e Tottenham Hotspur nga Leicester City nuk e tregoi realitetin e lojës – ka thënë Jose Mourinho.
Spursat pësuan humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier, ndërsa trajneri nuk ka mundur të pajtohej me atë që ndodhi.
Penalltia e Jamie Vardy dhe autogoli i Toby Alderweireld ia siguruan tri pikë Leicesterit, ndërsa 57-vjeçari ka thënë se të dy golat erdhën në kundërshtim me atë që po ndodhte në fushë.
“Në bazë të rezultatit duket sikur kundërshtari e kishte gjithë kontrollin ose se kundërshtari ishte më i mirë se ne, por ky nuk ishte realiteti”.
“Paraqitja jonë nuk ishte e mirë, mirëpo ndeshja nuk ishte sikur ata merituan të fitonin dhe ne merituam të humbnim”, ka thënë Mourinho për Sky Sports.
Kujtojmë që edhe pas sfidës ndaj Liverpoolit, portugezi i kishte thënë Jurgen Kloppit se humbi skuadra më e mirë, deklaratë që u bë sensacion në mediat sportive.