Jose Mourinho së fundmi ka marrë drejtimin e skuadrës së Tottenham Hotspur, ku aventurën e ka nisur për mrekulli.
‘Special One’ ka regjistraur të gjitha fitore me timonin e Spurs, dhe duket se ai nuk planifikon të jetë aktiv në merkato, pasi duket i kënaqur me fondin e lojtarëve që ka.
“Jam i relaksuar sepse kam këtë klub pikërisht ashtu siç kam pritur. Pres që të pytem rreth Daniel Levy që thotë se nuk planifikojmë të shpenzojmë shumë dhe njerëzit që pyesin nëse jam i mërzitur” ka thënë Mourinho.
“A më mërzit kjo? Jo. E dija, ai më tha mua! Çdo gjë ishte e qartë si kristali, nuk kishte sekrete në planet e klubit, dhe kjo më bën të lumtur.”
“Nuk më pëlqen të jem në klub dhe të surprizohem nga gjërat e tyre. Këtu nuk ka surpriza. A do të kisha dëshirë të kem 300 milionë në dispozicion për janari? Jo. Në janar nuk kam nevojë për lojtarë” ka shtaur ndër të tjerash Mourinho.
Jose Mourinho dhe skuadra e tij do të kenë sot një test mjaft të vështirë, kur do të luajnë kundër Chelsea të Frank Lampard.