Jose Mourinho beson se Eden Hazardi do të përshtatej shumë mirë në Real Madrid, në një kohë kur thashethemet për largimin e belgut nga Chelsea në drejtim të Los Blancos.
Hazardi, i cili ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, ka luajtur nën urdhrat e Mourinhos gjatë periudhës së dytë të portugezin si trajner i të kaltërve.
Përfaqësuesi belg Hazardi shkëlqeu në finalen e humbur nga Chelsea në Carabao Cup kundër Manchester Cityt të dielën, dhe Mourinho ndien se ai mund të ketë një të ardhme në Real Madrid.
“A ka talent ai për të luajtur për Real Madridin? Po, ka”, tha Mourinho, i cili ishte në cilësinë e analistit të kësaj finale në DAZN Espana.
“A e ka personalitetin për ta veshur një fanellë me ndikim të madh dhe për të luajtur para tifozëve në Bernabeu? Po, ai e ka këtë personalitet”, shtoi Mourinho.
Hazardi e ka bërë të qartë se ëndërron të luajë për kampionin evropian dhe pritet të vendosë për të ardhmen e tij gjatë verës.