Jose Mourinho duket se nuk do të pushojë edhe për shumë gjatë, pas shkarkimit që mori nga Tottenham Hotspuri.
Trajneri portugez i ndau rrugët me Spurs për shkak të rezultateve të dobëta, derisa lidhet me një rikthim në Serie A.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Mourinho mund të marrë drejtimin e Interit, nëse Antonio Conte largohet në këtë verë.
Edhe pse është vetëm dy ndeshje larg fitimit të titullin, raportet e italianit me kryesinë e klubit nuk janë të shëndosha.
Mediumi italian zbulon se Conte mund të largohet dhe ky do të ishte një rikthim për Special One.
Mourinho mbetet në histori të Nerazzurëve pasi është i vetmi që ka fituar tripletën në histori të klubit dhe atë e bëri në vitin 2010.