Mourinho: Kam fituar 25 trofe e gjysmë

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Ish trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka deklaruar se ka fituar 25 trofe e gjysmë në karrierën e tij, pasi u shkarkua disa ditë para finales së Carabao Cup.

Mourinho ka kaluar një karrierë mjaftë të suksesshme duke fituar trofe me klubet si Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United, derisa ishte vetëm Spurs që e mbylli aventurën pa trofe, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, një javë para finales mes Tottenham dhe Man City, Mourinho u shkarkua nga pozita e kryetrajnerit të klubit londinez.

Lidhur me këtë, tekniku portugez ka deklaruar se ka fituar 25 trofe e gjysmë.

“James, nëse dëshiron të më pyesësh sa trofe kam fituar, është 25 e gjysmë”.

“Cila është gjysmë”, ishte shtruar pyetje nga Corden.

“Gjysma është finalja që nuk e zhvillova me Tottenham”, ishte përgjigja e Mourinhos.

“Pyeti njerëzit që kanë luajtur shumë finale dhe të gjithë thonë ‘të luash në finale është ëndërr’ dhe nuk ka rëndësi nëse është e para, e 20-të ose e 50-ta, finalja është gjithmonë ëndërr”.

“Finalja e Wembley është më shumë se ëndërr, luajta të parën në Wembley dhe çdo herë që shkojë atje, është më shumë se ëndërr dhe shans për të fituar trofe me një klub që nuk ka shumë do ishte ëndërr e dyfishtë”.

“Jam person i tillë që kur i mbyll derën një klubi, lëvizi dhe iu uroj fat njerëzve, por në mënyrë qesharake do thosha kam 25 e gjysmë trofe sepse nëse diçka flet për karrierën time nuk është të luajë finale që nuk do ta fitoja”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Mourinho mori drejtimin e Romës dhe mbetet të shihet a do këtë sukses me klubin italian.

Të ngjashme