Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka folur agjentit të tij Jorge Mendes rreth yllit kolumbian, James Rodriguez.
James ka rilindur karrierën e tij këtë sezon në Bayern Munich pas huazimit nga Real Madridi dhe pritet të nënshkruhet përgjithmonë nga gjermanët në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, mediumi spanjoll Don Balon raporton se Mourinho synon të ndërhyjë me një përpjekje tinëzare për të sjellë kapitenin e Kolumbisë në Angli.
Menaxheri i Unitedit ia ka bërë të qartë Jamesit në ditët e fundit – nëpërmjet agjentin Mendes – se ai e dëshiron atë në Old Trafford.
Nga ana e tij, James është ende i pazgjidhur rreth të ardhmes së tij, në Bayern apo diku tjetër.
Ai ka gëzuar formën e mirë të tij këtë sezon, por vendimi për largimin e trajnerit Jupp Heynckes dhe për t’u zëvendësuar nga Niko Kovac e ka shqetësuar atë.
Mesfushori ka frikë se sistemi i Kovacit nuk do t’i përshtatet lojës së tij dhe ka shprehur shqetësimin e tij ndaj Mendes – i cili që nga ajo kohë ka lajmëruar Mourinhon.
Bayern pritet të kërkojë të nënshkruajë marrëveshje të përhershme me James për 40 milionë euro në qershor.