Mourinho për Messin: Është zot i futbollit

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Çdo ditë e më shumë, ata që dikur rezistonin, po e njohin më mirë Leo Messin.

10-shi magjik i Barçës ka fituar dashurinë e të gjithëve sezon pas sezoni, duke bërë të pamundurën të mundur dhe duke thyer rekord pas rekordi.

Ai shkëlqeu të mërkurën në Ligën e Kampionëve, duke shënuar 2 gola në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Liverpoolit.

Natyrisht, si miliona të tjerë, edhe Jose Mourinho e ka shikuar atë ndeshje dhe e ka lavdëruar argjentinasin, edhe pse dikur e kishte rival sa ishte te Madridi dhe për të, më i miri në botë, ishte vetëm Cristiano Ronaldo.

Tani, trajneri portugez e ka kuptuar madhështinë e Leos dhe pa hezituar fare ka thënë se ai është “zot i futbollit”.

“Zoti i futbollit (Messi) e bëri diferencën”, tha Mourinho për triumfin e Barçës 3-0 ndaj Liverpoolit, shkruan “El Chiringuito de Jugones”.

Leo është afër që të kap shifrën e 50 e më shumë gola në një sezon për herë të gjashtë në karrierë.

Më së shumti gola në një sezon 31-vjeçari ka shënuar në sezonin 2011/12, 73 në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme