Dështimi për të siguruar një mbrojtës qëndror në afatin veror ka bërë që Jose Mourinho të shpresojë për një gjë të tillë në atë të janarit.
Sipas disa burimeve portugezi ka biseduar me krerët e klubit për rëndësinë e nënshkrimit të një lojtari në repartin defansiv, raporton MEN, përcjell Klan Kosova.
Djajtë e Kuq janë të interesuar në shërbimet e mbrojtësit të Leicester, Harry Maguire pasi që nuk arritën marrëveshje me atë të Tottenhamit, Toby Alderweireld.
Probleme në repartin defansiv, United kishte pasur qysh në fillim të sezonit.