Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, dyshon se mesfushori francez Paul Pogba do të mungojë për disa javë pas lëndimit që pësoi mbrëmë kundër Baselit.
Pogba u detyrua të dalë nga loja në pjesën e parë në fitoren e lehtë të Manchester United kundër Basel me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, transmeton Express.
Derisa Mourinho ende është i pasigurt se sa i rëndë është lëndimi i francezit, ai ka shtuar se Pogba mund të mungojë disa javë.
“E di nga përvoja se është lëndim muskulor. Mendoj se lëndimet muskulore nuk të lejojnë të luash për disa javë”, ka thënë portugezi.