Jose Mourinho është shprehur kundër kritikëve që e kanë fajësuar atë për shitjen e Mohamed Salahut sa ishte menaxher i Chelseat. Këto raportime ai i ka quajtur “gënjeshtra” dhe “një tjetër padrejtësi” ndaj tij.
Mourinho e bleu Salahun nga Bazeli në janarin e vitit 2014 për 14 milionë funte, por më vonë u huazua te Fiorentina dhe u shit te Roma në verën e vitit 2016.
“Është hera e parë që flas për këtë, por është një tjetër padrejtësi që është bërë ndaj meje. Njerëzit thonë se unë e shita Salah, por është e kundërta. Unë e bleva Salah. Isha unë që i thash Chelseat të blejë Salah. Po drejtoja unë kur Salah erdhi te Chelsea. Erdhi si fëmijë, fizikisht nuk ishte gati, psiqikisht nuk ishte gati, ishte i humbur për nga kultura dhe shoqëria, çdo gjë ishte e vështirë për të”, ka thënë Mourinho.
“Vendosëm ta huazonim dhe ai e kërkoi këtë. Donte të luante më shumë, donte të shkonte dhe ne e huazuam te Fiornetina. Atje filloi të rritej. Chelsea vendosi ta shiste, OK? Por kur than se unë e shita, kjo është gënjeshtër. Unë e bleva. U pajtova me huazimin e tij sepse ishte e nevojshme”, ka thënë veç të tjerash portugezi.