West Ham Unitedi ka emëruar David Moyes trajner të skuadrës së parë.
Anglezi ka zëvendësuar Slavan Bilic, i cili u shkarkua dje (e hënë) pas rezultateve të dobëta.
Ish-trajneri i Manchester Untiedit, Evertonit, Real Sociedadit e Sunderland, është shprehur i lumtur me mundësinë e dhënë dhe ka premtuar rezultate të mira.
“Mezi po pres të takojë tifozët, të jetoj së bashku me ata në stadium. Kemi nevojë për përkrahjen e tyre, kemi nevojë për të gjithë”.
“Duhet të bëjmë një punë të shkëlqyer dhe jam i sigurt që mund të marrim rezultate të mira nga tani e deri në fund të sezonit”, ka thënë Moyes.
West Hami aktualisht renditën në vendin 18-të pas 11 javësh në Ligën Premier me vetëm nëntë pikë.
Ndeshja e ardhshme e “Çekanëve” është ndaj Watfordit.