Mourinho nuk dëshiron të shkarkohet, kërkon fitore ndaj West Hamit

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 13:11 | Nga

West Ham United dhe Manchester United do ta hapin javën e shtatë të Premierligës duke filluar prej orës 13:30 në “London Stadium”.

Klubi londinez e ka vetëm një fitore në Premierligë, dhe pas barazimit në javën e kaluar me Chelsean, kërkon që të marrë pikë ndaj skuadrës së Jose Mourinhos, e cila është duke kaluar në formë jo të mirë, shkruan Gazeta Express.

Manchester Unitedi kërkon fitore sot pas eliminimit nga skuadra e Franck Lampardit në mesjavë në kuadër të Carabao Cup.

Nëse Jose Mourinho nuk arrin të shënojë fitore sot, rreziku për t’u shkarkuar do të rritet edhe më shumë, pasi kishte edhe probleme me mesfushorin Paul Pogban, me të cilin u fjalosën në qendrën stërvitore për shkak të videos së francezit të postuar në Instagram, ku shihej ai duke qeshur gjatë ndeshjes me Derbyn, ku u eliminuan përmes penalltive.

Të ngjashme