Hip hop çifti, Mozzik dhe Loredana, po shënojnë sukses me këngën e re.
Pasi thyen rekord me dy milionë klikime për një ditë, projekti i tyre i ri është prej më të dëgjuarve në mbarë Evropën.
Në Zvicër, sa i përket dëgjimeve në Spotify, ky projekt është në vendin e parë të Top 50 këngëve më të dëgjuara.
Në Gjermani ata janë në vendin e dytë në Spotify, duke qëndruar prapa Raf Camoras dhe Bonez MC, që duket se janë konkurrentët e vetëm të dyshes shqiptare.
Në Austri projekti i tyre është në vendin e tretë duke qëndruar prapa Raf Camoras dhe Dynoros.
Vetë Mozzik suksesin e festoi në formë të çuditshme me një foto të postuar në InstaStory.
“Në shkollë në muzikë e kom pasë 2-sh, e sot i bëj me muzikë 2 miionë klikime për 1 ditë”, u shpreh Mozzik në InstaStory.