Pak kohë më parë Loredana dhe Mozzik konfirmuan bashkimin e tyre. Ata publikuan dhe bashkëpunimin e titulluar “Rosenkrieg”, ku treguan të gjithë historinë e tyre.
Mirëpo, vetëm së fundmi, rrjeti po zien nga lajmi se dyshja janë ndarë sërish.
Mozzik ka publikuar në Instastory disa foto të dyshimta, në njërën prej të cilave ka shkruar “Baba beqar”, duke bërë që të lindin aludimet.
Më tej, ai ka publikuar një shprehje e cila duket fiks si thumb për dikë.
“Në ditën e sotme duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që pretendojnë se ua duan të mirën”, shkruhet në postim.