Mozzik fillon vitin e ri me projektin “n’Tiranë”

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Se ishte ndër artistët më të suksesshëm dhe më aktiv gjatë vitit 2020, tashmë kjo dëshmohet me projektet e shumta të tij. Këngët e Mozzik kanë arritur të bëhen virale dhe hite.

“n’Tiranë” titullohet kënga e re nga ai, të cilën e ka publikuar ditën e parë të vitit 2021, e që si zakonisht tashmë ka arritur mbi 1.5 milionë shikime në Youtube.

Duke promovuar pamje të qytetit të Tiranës, Mozzik i ka thurur vargje dashurisë për vajzën nga kryeqyteti i Shqipërisë.

Si zakonisht, me tekst të shkruar nga vetë ai, Mozzik ka arritur që edhe këtë këngë ta shndërrojë në hit të pakontestueshëm.

Gjatë vitit të kaluar Mozzik ka lansuar edhe albumin e tij “MOZZART”, duke u cilësuar edhe si albumet më të dëgjuara dhe më të pëlqyera, ku katër prej këngëve të këtij incizimi i ka sjellë edhe me videoklipe, të cilat janë mirëpritur nga adhuruesit e tij.

Përveç sukseseve me albumin, janë bashkëpunimet që e kanë karakterizuar këngëtarin gjatë vitit paraprak, si ato me Kidën, Taynën dhe Getinjon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme