Mozzik: Jam bërë milioner në moshën 25 vjeçare

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Reperi i popullarizuar nga Ferizaj, Mozzik, viteve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në industrinë e muzikës.

I komentuar për jetën private, projektet e po ashtu edhe albumet e reja, artisti ka arritur të jetë ndër më të suksesshmit në estradën shqiptare.

Kjo e dëshmon edhe në një postim të fundit të shpërndarë me fansat në InstaStory, ndërkohë që është pyetur se në cilën moshë është bërë milioner.

“Sa vjet je bërë milioner”, u pyet ai teksa u përgjigj shkurt “25-vjeç” që i bie rreth një vit më parë, meqë momentalisht ka 26 vite jetë.


Pas Loredanës, edhe Mozzik thotë se është beqar teksa e përshkruan llojin e femrës që dëshiron. Sido që të jetë, krijuesi i hitit “Shko” po vazhdon punën për prurjet e radhës që do t’i sjellë në vijim.

Ai momentalisht ndodhet në Zvicër derisa ka vizituar edhe vajzën e tij, Hanën, e cila jeton me të ëmën.

Mozzik dhe Loredana u ndanë në vitin që shkoi ndonëse dyshja këtë kohë janë ende beqarë.

Të ngjashme