Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, këtë Bajram e ka festuar ndryshe.
Ai ka mbledhur shokët e tij të fëmijërisë në qytetin e tij të lindjes, Ferizaj, dhe së bashku kanë vizituar mësuesen e tyre të shkollës fillore në këtë festë.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ku shihet bashkë me miqtë në vizitën te mësuesja e tyre e dikurshme.
“Një mësuese e mirë është si qiriu . Ajo shkrin veten për të ndriçuar rrugën të tjerëve. Për Bajram tek Mësuesja jonë e dashur Sadije Çarkaxhiu”, shkroi Mozzik në Facebook.
Mozzik përndryshe e ka cekur disa herë se nga arsimimi i tij, ka të kryer vetëm shkollën fillore nëntë vjeçare.