Këngëtari i njohur kosovar, Mozzik, ka marrë pjesë sot në “Marshin për Liri”, që u mbajt në sheshin e Prishtinës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
“Besoj në pafajësinë e secilit që janë aty. Është mirë me u kthy të katërtit këtu”, ka thënë Mozzik në një deklaratë gjatë Marshit për Liri.