Mozzik nga Ferizaj: Bedri Hamza “nuk lëshon pe”, punë konkrete nga qeverisja e PDK-së

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur Mozzik ka ndarë një postim nga Ferizaj, ku shfaqet krah për krah me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ai ka bërë të ditur se nga Sheshi “Adem Jashari” kanë zhvilluar një xhiro nëpër qytet për të parë nga afër projektet dhe punët e realizuara gjatë qeverisjes së PDK-së në këtë komunë.

“Nga Sheshi Adem Jashari në Ferizaj, bashkë me Kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bëmë një xhiro nëpër Ferizaj për t’i parë nga afër punët e mrekullueshme që janë bërë pikërisht nga qeverisja e PDK-së”, ka shkruar Mozzik.

Këngëtari ka përdorur edhe një shprehje karakteristike, duke theksuar se Hamza është një figurë e vendosur dhe serioze, duke shtuar se “ky përnime nuk lëshon pe”.

Të ngjashme