Reperi i njohur Mozzik vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Teksa ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, Mozzik ka treguar së fundmi për fansat një nga tatuazhet e reja që ka realizuar.
Bëhet fjalë për një tatuazh goxha të madh në dorë, në të cilin ka shkruar fjalët “Mbret i vetes”.
Mozzik gjithashtu ka një numër të madh tatuazhesh në trupin e tij, ndër to edhe njërin dedikim për vajzën e tij, Hana.
Ai përmbylli një vit të suksesshëm gjatë 2020-s, kryesisht me albumin “Mozzart”, këngët e së cilit ishin mjaft dominante në tregun vendor të muzikës hip-hop.
Ndërkohë “N’Tiranë” mbetet projekti i tij i parë muzikor për vitin 2021, të cilin e publikoi më janar, dhe nga komentet e para, duket se është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi