Mozzik u ofron ndihmë financiare familjarëve të së moshuarës në Pejë

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Reperi nga Ferizaj Mozzik ka reaguar për videon në të cilën shfaqet dhunë ndaj një të moshuare në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se familjarëve të moshuarës u ofron mundësinë për t’ua paguar avokatin i cili do të merret me këtë çështje.

“PSE E KQYRA KETE VIDEO ? Refuzoj të flas sot do e lë tërë ditën e javën të flas kjo video e tmerrshme!! E more Zot i madh kursena durimin e runa mendjën! PUBLIKISHT familjarëve të moshuarës le të më lajmrohën nëse kan nevojë për pagesa për një Avokat !
Nuk e di ..thjeshtë po i kursej fjalët !!! (ftyren e te moshuares e mbulova )Vajza qe po e rraf e paska emrin : AURONA PELAJ E ajo qe ka incizu spja di emrin ende…#Rastirende “, ka shkruar Mozzik në Facebook.

Të ngjashme