Në Ministrinë e Punëve të Brendshme 20 pozita vazhdojnë të mbulohen me ushtrues detyre, me gjithë rekomandimet që Zyra e Auditorit të Përgjithshëm i kishte dhënë në raportin e vitit të kaluar, duke kërkuar që procedura e rekrutimit të fillojë me kohë dhe të mos zgjatet periudha e funksionit si ushtrues detyre.
Kjo çështje ishte ngritur edhe në raportin e vitit 2014 të Zyrës së Auditorit, në të cilin MPB-ja kishte 14 pozita me ushtrues detyre. Ky numër më 2015 ishte rritur në 19, ndërsa më 2016 në 20 pozita. (Koha Ditore)