MPB-ja synon të pajisë me letërnjoftim qytetarët nën moshën 16-vjeçare

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 08:09 | Nga

Ministria e Punëve të Brendshme ka planifikuar pajisjen me letërnjoftime të shtetasve të Republikës së Kosovës edhe nën moshën 16-vjeçare.

Kjo sipas MPB-së do të ndikonte në rritjen e sigurisë publike dhe avancimin e shërbimeve të përgjithshme për këtë kategori të qytetarëve.

Sipas ligjeve që aktualisht janë në fuqi, me letërnjoftime të Kosovës mund të pajisen vetëm personat mbi moshën 16-vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme