MPB-ja tregon në cilat pikat ndalohet hyrje-dalja me dokumente “RKS” pas bllokimit të kufijve

Prishtinë | 06 Sht 2024 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdarë, është bllokuar në pjesën serbe pasditen e së premtes.Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdarë, është bllokuar në pjesën serbe pasditen e së premtes.

Në të dhënat e zakonshme të fluksit kufitar që Ministria e Punëve të Brendshme i përditëson kohë pas kohe, përditësimi i disa çasteve më parë njofton se pikat kufitare: Jarinje, Bërnjak, Merdarë janë të bllokuara.

Derisa fluksi në pikat tjera kufitare është zero, në këto tri pika që qojnë për në Serbi thuhet se hyrje-daljet janë të bllokuara për shtetasit me dokumente të Republikës së Kosovës.

Për dallim nga këto tri pika, Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë, që çojnë po ashtu për në Serbi, nuk janë mbyllur

Të ngjashme