MPB kërkon nga vozitësit që të kenë kujdes në trafik

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 15:14 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, përmes një njoftimi iu bënë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë kujdes të shtuar në trafik, veçanërishtkërkon nga vozitësit për vigjilence, sepse mbi të gjitha është e rëndësishme jeta e njeriut.

Bazuar në të dhënat e fundit për gjendjen aktuale në trafikun rrugor,vetëm javën e kaluar kanë humbur jetën gjashtë qytetarë të Republikës së Kosovës, si rezultat i aksidenteve në trafik.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e pa kompromis ndaj shkelësve në trafik dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, ngritjes së vëmendjes se do tëndërmarrin veprime policore shtesë, me qëllim të ngritjessë nivelit të sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.

“Shpejtësia po vret qytetarë të Kosovës, ju lutemi që të kontribuojmë së bashku për një siguri më të madhe në trafik”, përfundon komunikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme